viza.ndarese.moduleve
 

Qëllimi i programit trajnues është familjarizimi i pjesëmarrësve me aspektet mësimore të krijimit dhe menaxhimit të trajnimeve online duke përdorur Moodle LMS.

Gjatë trajnimit, theksi bie në zhvillimin e një kursi online i cili inkurajon pjesëmarrjen e nxënësve, zhvillimin e komunitetit të nxënësve dhe shkëmbimin e vrullshëm të njohurive dhe përvojës me materialet dhe aktivitetet mësimore, duke përdorur zgjidhjet metodologjike të të mësuarit online.


Ky modul synon të ju ndihmojë në arritjen e njohurive të nevojshme rreth mësimit online, më saktësisht rreth platformave dhe mjeteve tjera për implementim dhe menaxhim të mësimit online. Ju si mësimdhënës, gjatë këtij moduli do të hidhni hapat e parë të krijimit të kurseve online duke përdorur platformën Moodle.

Ky modul fokusohet në e-didaktikë apo metodat e mësimdhënies online, përfshirë këtu prezantimet, tebelën e bardhë dixhitale, sesionet sinkronike, sesionet e inqizuara, flipped classroom (klasa e zhvëndosur), mësimi i përzier etj.


Qëllimi kryesor i këtij moduli është që të ju njoftojë me disa nga platformat për krijimin e materialeve interaktive për mësim online sinkronik dhe asinkronik si dhe që të ju udhëzojë në praktikimin e këtyre materialeve.

Qëllimi kryesor i këtij moduli është të bëj një pasqyrim të vlerësimit online në arsim në përgjithësi dhe vlerësimit të nxënësve në veçanti.

Ky modul ka fokusin në menaxhimin e Moodle, krijimin e aktiviteteve dhe integrimin e platformave dhe materialeve të ndryshme në Moodle të cilat do të  duhen pasi që në këtë Modul do të krijoni një orë/temë mësimore tek kursi që vetëm e keni të krijuar.