
Kursi Digital Design + AI synon t'ju njohë me bazat dhe teknikat e avancuara të dizajnit digjital, duke përdorur mjetet kryesore si Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop, si dhe integrimin e inteligjencës artificiale përmes Adobe Firefly. Kursi përfshin module të ndryshme që mbulojnë krijimin e formave vektoriale, përdorimin e ngjyrave dhe shtresave, tipografinë, përpunimin e imazheve, dhe krijimin e grafikave për rrjetet sociale. Në pjesën e fundit, studentët do të mësojnë se si të bashkëpunojnë me AI për të përmirësuar dizajnet dhe do të zhvillojnë një projekt përfundimtar duke përdorur mjetet e AI

Ky kurs është krijuar për të ofruar njohuri mbi ndërgjegjësimin dhe higjienën dixhitale, me fokus në mbrojtjen personale dhe sigurimin e informacionit në botën online. Ai nuk ofron njohuri teknike të thelluara, por mëson pjesëmarrësit si të mbrojnë të dhënat e tyre, të përdorin praktika të sigurta në internet dhe të shmangin rreziqet kibernetike të përditshme. Përmes detyrave praktike dhe diskutimeve, kursi ndihmon prindërit dhe studentët të kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes nga kërcënimet online dhe ruajtjen e privatësisë së tyre në internet.

Ky kurs bazohet në zhvillimin e aftësive shpesh të emëruara si aftësi të buta të rëndësishme për tregun e punës - komunikimi, bashkëpunimi, mendimi kritik, kreativiteti, dhe krijimtaria. Në çdo sesion, dëshirojmë të përqëndrohemi në një aftësi të veçantë nga kjo listë, megjithatë ato gjithmonë ndërthurën në aktivitete të ndryshme.

Programi për shkathtësi digjitale synon të nxisë një mendësi ndërrmarrëse në mes vajzave, duke i inkurajuar ato të ndjekin nisma inovative në fushën digjitale, nëpërmjet trajnimit, pajisjes së tyre me shkathtësi thelbësore digjitale me fokus në Software Testing. Përfundimisht synon t’i ofroj pjesëmarrësve shkathtësi praktike që kërkohen shumë në tregun e punës, të cilat rrisin mundësinë për punësim.