Në kursin Shpik të Ardhmen, do të eksploroni botën e inovacionit dhe inteligjencës artificiale për të krijuar zgjidhje për probleme reale. Gjatë kursit do të zhvilloni ide kreative, do të krijoni prototipe me mjete të AI dhe do t’i prezantoni projektet tuaja përmes storytelling. Përmes aktiviteteve praktike, do të zhvilloni kreativitetin, të menduarit kritik, bashkëpunimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Kursi Programimi me Code.org synon t'ju njohë me konceptet bazë të programimit në mënyrë argëtuese dhe interaktive. Gjatë kursit do të mësoni hap pas hapi koncepte si algoritmet, ciklet, kushtet, funksionet dhe variablat, duke zgjidhur sfida dhe krijuar projekte, lojëra dhe animacione. Përmes aktiviteteve praktike, kursi ndihmon në zhvillimin e të menduarit logjik, kreativitetit, bashkëpunimit dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve.