Kursi Digital Design + AI synon t'ju njohë me bazat dhe teknikat e avancuara të dizajnit digjital, duke përdorur mjetet kryesore si Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop, si dhe integrimin e inteligjencës artificiale përmes Adobe Firefly. Kursi përfshin module të ndryshme që mbulojnë krijimin e formave vektoriale, përdorimin e ngjyrave dhe shtresave, tipografinë, përpunimin e imazheve, dhe krijimin e grafikave për rrjetet sociale. Në pjesën e fundit, studentët do të mësojnë se si të bashkëpunojnë me AI për të përmirësuar dizajnet dhe do të zhvillojnë një projekt përfundimtar duke përdorur mjetet e AI​