viza.ndarese.moduleve

Ky kurs bazohet në zhvillimin e aftësive shpesh të emëruara si aftësi të buta të rëndësishme për tregun e punës - komunikimi, bashkëpunimi, mendimi kritik, kreativiteti, dhe krijimtaria. Në çdo sesion, dëshirojmë të përqëndrohemi në një aftësi të veçantë nga kjo listë, megjithatë ato gjithmonë ndërthurën në aktivitete të ndryshme.

Programi për shkathtësi digjitale synon të nxisë një mendësi ndërrmarrëse në mes vajzave, duke i inkurajuar ato të ndjekin nisma inovative në fushën digjitale, nëpërmjet trajnimit, pajisjes së tyre me shkathtësi thelbësore digjitale me fokus në Software Testing. Përfundimisht synon t’i ofroj pjesëmarrësve shkathtësi praktike që kërkohen shumë në tregun e punës, të cilat rrisin mundësinë për punësim.